Policia spanjolle tha të shtunën se shkatërroi një nga organizatat kriminale më aktive, që drejtohej nga shtetas shqiptarë dhe sipas hetimeve kryente trafik ndërkombëtar të kokainës në lindje të Spanjës.
Sipas komunikatës zyrtare të policisë, agjentët e antidrogës kanë arrestuar 17 persona në provincën e Valencias dhe më shumë se 820 kilogramë kokainë janë sekuestruar në operacione të ndryshme.
Polica spanjolle thotë se mes të arrestuarve është edhe drejtuesi i grupit, i njohur nga agjentët për kontaktet e tij në Amerikën Latine, Evropë dhe Dubai.
Gjatë kontrolleve policore ndër të tjera janë sekuestruar edhe rreth 226 mijë euro, tre aparate për zbulimin e pajisjeve elektronike GPS dhe 13 automjete.
Operacioni “Aleanca e përbashkët” është zhvilluar për gati muaj, ndarë në tre faza. Fillimisht, thotë policia spanjolle, u identifikua drejtuesi i organizatës, i cili drejtonte disa kompani në Spanjë.
Në korrik të vitit të kaluar, hetuesit zbuluan dy automjete që i përkisnin organizatës në qytetin L’Eliana, provincën e Valencias, ku gjithësej efektivët gjetën 100 pako me kokainë.
Agjentët arrestuan dy drejtuesit e mjeteve të cilët kryenin funksionin e “korrierëve” për të kryer udhëtime dhe për të dorëzuar lëndën narkotike në grupe të tjera të trafikut të drogës.
Faza e dytë u zhvillua shtatorin e vitit të kaluar, kur një tjetër automjet i grupit kriminal u kap pasi u arratis me shpejtësi dhe goditi agjentët e policsë dhe u lokalizua pak kilometra më tutje ku ishte braktisur me 50 kilogramë kokainë brenda.
Faza e tretë u zhvillua gjatë muajit janar, në qytetin Benicassim. Agjentët zbuluan një furgon dhe një automjet që i përkisnin organizatës kriminale. Pas ndërhyrjes, drejtuesi i furgonit tentoi të largohej me vrap por u kap nga efektivët e policisë. Brenda furgonit u gjetën të fshehura në kuti kartoni 320 kilogramë kokainë.
Në përfundim të operacionit polica spanjolle thotë se u kryen tetë kontrolle në banesat dhe vendet e përdorura nga anëtarët e rrjetit, duke evidentuar sekuestrimin në njërën prej banesave të 350 kilogramëve lëndë narkotike si dhe më shumë se 200 mijë eurove.
Gjykatat spanjolle kanë urdhëruar për të gjithë të arerstuarit masën e “arrestit me burg”.
Sipas hetimeve policore të EUROPOL-it dhe raporteve nga agjencitë ligjzbatuese europiane rrjetet shqiptare janë bërë aktive kohët e fundit duke transportuar nga Amerika Latine, kryesisht Ekuadori për në Europë, sasi të mëdha kokaine./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës