Policia publikon fotografinë e një personi në Prizren, kërkohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi, i dyshuar për vjedhje.
Policia njofton se sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren –Veri është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vjedhje e rëndë ”, konkretisht dyshohet se me datën 02.02.2025, rreth orës 17:00, në xhaminë e fshatit Korishë në Prizren, një person i dyshuar , deri më tani i panjohur , ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para nga kasa e xhamisë dhe është larguar nga aty.
Në video regjistrim shihet i dyshuari duke hyrë në objektin e xhamisë.
"Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i tij", thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, thuhet se "më qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit".
"Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë"./Telegrafi/









































