Policia në Shtërpcë takon pronarët e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve

Rrjeti komandues i stacionit të policisë në Shtërpcë kanë thirrur në takim përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve. Kjo zonë malore konsiderohej si mjaftë e rrezikshme për komunikacionin rrugor, andaj policia e Kosovës ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve të kenë kujdes. I pranishëm në këto takime ka qenë edhe Skender Kuka , menaxher për mirëmbajtjen e rrugëve për rajonin e Ferizajt nga Ministria Infrastrukturës.
“Është diskutuar situata e sigurisë në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt, e cila është vlerësuar e mirë. Veç aksidenteve me dëme materiale dhe aksidenteve me lëndime trupore, nga muaji shtator e deri më tani nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë shtuar aktivitetet e policisë në parandalim të aksidenteve në rrugë. Është paraqitur nevoja që të sensibilizohen dhe të udhëzohen shoferët e automjeteve për fillimin e sezonit të dimrit, që ti ndërrojnë gomat e veturës nga ato të verës në të dimrit dhe të kenë kujdes në komunikacionin rrugor, në motin me ngrica dhe reshjeve të dëborës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas Veselit, temë kryesore e këtyre takimeve ishte mirëmbajtja e rrugëve lokale dhe rajonale, apo magjistrale gjatë sezonës dimërore. Gjithashtu vëmendje e veçantë ju ka kushtuar eliminimit të barrierave që paraqiten gjatë kësaj kohe skaj rrugëve, si mbyllja e kanaleve atmosferike dhe rrjedhja e ujërave të zeza që mund të krijojnë ngrica në rrugë.
“Policia kërkon nga kompanitë që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rrugëve që kalojnë nëpër zonat malore, sidomos rrugëve rajonale , Shtërpcë-Prevallë , Shtërpcë- Brezovicë, Kaçanik- Glloboçicë, Ferizaj-Jezercë dhe Shtime-Carralevë. Përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve kanë thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit dhe se automjetet borëpastruese do të jenë rregullisht në rrugë për të siguruar qarkullimin e lirë të trafikut. Kësisoj edhe menaxhmenti i stacioneve të policisë , Ferizaj, Kaçanik , Hani Elezit dhe Shtime do të takohen me përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve dhe ti koordinojnë aktivitetet e tyre”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Yamal në shënjestër të kritikave për shkak të stilit dhe gjestit që bëri përballë mbretit spanjoll

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Arabia Saudite dhe Katari do të paguajnë borxhet e Sirisë ndaj Bankës Botërore

Ylli i Barcelonës lavdëron gjyqtarin e finales pas kritikave që mori ai nga Real Madridi

Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

"Rudiger është i sëmurë mendor" - ish lojtari i Real Madridi 'godet' gjermanin për gjestet e tij në El Clasico

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar