Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë, Policia në Mitrovicën e Jugut ka zhvilluar ligjërata me nxënës të disa shkollave fillore dhe të mesme, me temën “Bullizimi në shkollë”.

Qëllimi i këtyre ligjëratave është rritja e vetëdijes së nxënësve për pasojat e bullizmit, nxitja e respektit të ndërsjellë dhe krijimi i një ambienti të sigurt e të shëndetshëm shkollor,përcjell Telegrafi.




Gjatë ligjëratave, zyrtarët policorë kanë diskutuar me nxënësit për format e bullizimit, mënyrat e identifikimit dhe raportimit të rasteve, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet policisë, shkollës dhe prindërve në parandalimin e kësaj dukurie.

Policia njoftoi se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera të komunës, me synimin që çdo nxënës të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i mbrojtur në mjedisin shkollor. /Telegrafi/