LAJMI I FUNDIT:

Policia: Në autobus të ‘Plisave’ u gjetën 33 shishe me koktej molotovi

Policia: Në autobus të ‘Plisave’ u gjetën 33 shishe me koktej molotovi

Ndeshja e mbrëmshme për Kupën e Kosovës në Basketboll, ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës, u karakterizua edhe me incidente, ku për pasojë kishte policë të lënduar dhe tifozë të arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Veriu.info ka treguar se mbrëmë në Mitrovicë janë arrestuar 11 persona të dyshuar për përfshirje në sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas përfundimit të lojës së basketbollit të zhvilluar në palestrën sportive ‘Minatori’ ndërmjet KB ‘Trepça’ dhe KB ‘Prishtina’. Incidenti i parë është regjistruar rreth orës 20:00, ku me të arritur autobusët e tifozërisë nga Prishtina, ‘Plisat’, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, nga autobusët në rrugë ishte hedh një shishe me koktej molotovi, të njëjtën kohë kur afër rrugës ndodheshin grupe të rinjsh të cilët kanë filluar te gjuajnë me gjësende në drejtim të autobusëve. Policia në afërsi të palestrës ka bërë një kontroll brenda autobusit ku janë gjete 33 shishe qelqi të dyshuara me përzierje të koktej molotovi. Ndërsa, pas përfundimit të lojës, në kohën kur autobusët me tifozeri, ‘Plisat’, ishin nisur në drejtim të Prishtinës, me të arritur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ nga grupe të rinjsh nga distanca janë hedhur mjete të ndryshme në xhamat e autobusëve, me ç’ rast janë evidentuar dëmtime materiale ne katër autobusë”, ka thënë zëdhënësi Zahiti.


Ai ka treguar se gjatë përpjekjeve për të parandaluar grupet e të rinjve në hedhjen e gjësendeve në drejtim të autobusëve, lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor. Po ashtu janë dëmtuar dy vetura zyrtare policore.

“Ndaj 11 të dyshuarve të arrestuar, nëntë prej tyre u janë iniciuar raste për ‘prishje të rendit dhe qetësisë publike’, ndërsa dy të dyshuarve tjerë u është iniciuar rast për ‘sulm ndaj zyrtarëve policorë’. Pas procedurave intervistuese të gjithë të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Në ndërkohë janë iniciuar edhe tri raste të lëndimeve trupore, ku lëndime kanë pësuar dy persona nga tifozeria e Prishtinës, si dhe një zyrtar i KB ‘Peja’ i cili ka pësuar lëndime në palestër si pasojë e hedhjes se mjeteve nga tifozeria”, shtoi Zahiti. /Veriu/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Ligat tjera
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori