Policia i ka ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar siguri për ndeshjen e Superkupës

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit për ndeshjen e Superkupës së Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, që zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në kryeqytet.
Njëherësh është bërë e ditur se janë ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.
- Enver Zymberi dhe
- Rinia
Operacioni në fjalë do të filloj të implementohet sot (13.08.2018), që nga ora 16:30 , andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.
/Telegrafi/























































