Policia jep detajet e operacionit në Ferizaj, ku u konfiskuan mbi 200 kg drogë (Foto)

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar në dy lokacione të ndryshme në Ferizaj, me ç’rast janë arrestuar gjashtë persona dhe janë konfiskuar 209 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Sipas Policisë, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njësiteve relevante të Ferizajt dhe në asistencë të njësiteve për reagim të shpejtë, pas një hetimi disa mujor, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar.
“Ky operacion policor është realizuar nën urdhëresën dhe bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë Themelore Ferizaj, Departamenti për krime të Rënda, pasi është vazhdimësi e hetimeve që ndërlidhet me një operacion policor të realizuar në tetor të vitit 2018″, njofton Policia, përcjell Telegrafi.
“Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive me 09.02.2019, në dy lokacione të Ferizajt është realizuar kontroll policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se kanë vepruar si grup kriminal të përfshirë në veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge'”.
“Gjatë këtij operacioni policor është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike e llojit marihuanë e mbështjellë në 193 paketimeve, e cila pas matjes ka rezultuar të jenë 209.202 kg”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar gjashtë personat e dyshuar: XH.S. viti i lindjes 1990, B.S. (1978), G.K. (1991), si dhe tre shqiptarë të Maqedonisë, F.B. (19920, J.B. (1997) dhe F.B. (1994).
“Në këto lokacione përveç konfiskimit të substancës narkotike, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar edhe katër vetura (pasat, Venta, Golf IV dhe Sharan), para kesh 839 euro e 95 cent, para kesh 520 denar Maqedonas, para kesh 3 dollarë amerikan dhe gjashtë telefona celular.
Referuar operacionit të parë policor të realizuar në tetor të vitit 2018, ku ishin konfiskuar 108 kilogramë e 13.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë , si dhe tani rastit të mbrëmshëm ku janë konfiskuar 193 paketimeve, në sasi prej 209.202 kg. totali rezulton të jetë rreth 317 kilogram”, thuhet në komunikatë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës