LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për arrestimin e DJ Wrondon: Kanosi pronarët e diskotekës ku do të performojë Unikkatili

Policia jep detaje për arrestimin e DJ Wrondon: Kanosi pronarët e diskotekës ku do të performojë Unikkatili

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatili, do të mbajë sonte (e enjte) koncert në qytetin e Gjilanit.

Paralajmërimi se do të këndojë në një prej diskotekave Gjilanit, ka shkaktuar pakënaqësi të shumta të reperëve të tjerë të këtij qyteti.

Bëhet fjalë për reperin Duda, i cili vazhdimisht përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje që të bojkotohet koncerti në fjalë, e ndërsa edhe ka kërcënuar organizatorët, konkretisht dy pronarët e diskotekës “Stop” në Gjilan, Albert Sylejmanin dhe Lulzim Hajrizin.


Foto: SC/Burim Osmani/Facebook

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e mërkurë ka arrestuar Liridon Bajramin, i njohur si DJ Wrondon, që njëherësh është DJ personal i Dudës.

Arrestohet DJ Wrondon, Duda kërkon lirimin e tij dhe vazhdon kërcënimet për koncertin e Unikkatilit
Lexo po ashtu Arrestohet DJ Wrondon, Duda kërkon lirimin e tij dhe vazhdon kërcënimet për koncertin e Unikkatilit

Në një deklaratë për Telegrafin, Ismet Hashani, zyrtar për informim nga Policia e Kosovës, për rajonin e Gjilanit, ka thënë se arrestimi është bërë pas kanosjes së pronarëve të diskotekës “Stop”.

“Më 07 gusht 2019 në stacionin policor në Gjilan është iniciuar rasti ,,Kanosje”. Më datë 06.08.2019 rreth orës 14:40 në “Facebook” dhe “Snapchatit” ne profilin e viktimës shqiptar, shtetas i Kosovës, bashkëpronar i diskotekes “Disco Club Stop” ka pranuar një sms me fjalë kanosëse. I dyshuari ka kanosur viktimën se në qoftë se performon grupi “Unikkatil” në diskoteken e tyre më datë 08.08.2019. I dyshuari është intervistuar në prezencën e mbrojtësit të caktuar sipas detyrës zyrtare, kurse personi tjetër i dyshuar i cili është i njohur për policinë, e kemi kërkuar në shtëpinë e tij mirëpo besohet se gjendet jashtë vendit. I dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën e ndalimit. Rasti po hetohet”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, Burim Osmani i njohur ndryshe si Duda ka reaguar pas këtij arrestimi në rrjetet sociale, duke kërkuar që DJ Wrondon të lirohet. /Telegrafi/

Foto: Duda/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
“Ty të pëlqejnë djemtë si ai

“Ty të pëlqejnë djemtë si ai", Rozana - Loredanës për Jozin: Ai është dhunues psikologjik, prandaj erdhi babai

Magazina
Si Michael Jackson ndryshoi rrjedhën e Super Bowl dhe filloi një 'epokë' shfaqjesh të paharrueshme

Si Michael Jackson ndryshoi rrjedhën e Super Bowl dhe filloi një 'epokë' shfaqjesh të paharrueshme

Magazina
Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Kalo në kategori