Policia heton zjarrin që shpërtheu në shtëpinë e kryeministrit britanik

Policia britanike po heton një zjarr që shpërtheu në shtëpinë e kryeministrit britanik Keir Starmer, në veri të Londrës në orët e para të mëngjesit.
Dëmtime u shkaktuan në hyrjen e pronës në Kentish Town, por askush nuk u lëndua. Një kordon i policisë është vendosur jashtë shtëpisë, transmeton Telegrafi.
Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha se ishte thirrur për një "zjarr të vogël" në orën 01:11, dhe se kishte lokalizuar zjarrin rreth 20 minuta më vonë.
Zëdhënësi i kryeministrit britanik falënderoi shërbimet e emergjencës për punën e tyre.
Kryeministri - i cili tani jeton në rezidencën e tij zyrtare në Downing Street - kuptohet se është ende pronar i pronës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































