Autoritetet gjermane kanë mbyllur dy faqe Darknet që shpërndanin mbi 21,000 video me pornografia dhe abuzime seksuale ndaj fëmijëve.

Sipas prokurorëve bavarezë, faqet kishin më shumë se 350,000 përdorues të regjistruar, shumica e të cilëve shikonin përmbajtjen falas, ndërsa disa paguanin 0.001 Bitcoin në muaj për qasje të plotë.


Platforma u “sekuestrua” në shtator pasi u zbulua se operohej nga qendra të të dhënave në Gjermani.

Analiza e serverave të sekuestruar çoi në arrestimin e një 38-vjeçari në Foz do Iguaçu, Brazil, i cili rrezikon disa vjet burg nëse shpallet fajtor.

Para mbylljes, videot ishin klikuar rreth 900,000 herë.

Autoritetet gjermane tani po përpiqen të identifikojnë përdoruesit dhe abonentët e këtyre platformave. /Telegrafi/