Reperi i njohur Lil Pump është i pëlqyer për muzikën e tij nga miliona fansa anë e mbanë botës.

Fluturimi i tij i fundit në Los Anxhelos nuk mundi të realizohej, kjo për shkak se u ndërpre nga agjentët e TSA.


Këta të fundit gjatë një kontrolli në valixhe, kanë gjetur lëndë narkotike brenda tyre.

GettyImages 1046761068

Pump u nis të enjten pasdite në Miami, ndërsa burimet thonë se ai dhe ekuipazhi i tij kishin hipur thuajse të gjithë në avion, kur një stjuardesë u kumtoi atyre lajmin se kishte një problem.

Të gjithë u zbritën nga avioni dhe u morën në pyetje nga zyrtarët policorë.

GettyImages 1020392106

Si rrjedhojë, ekuipazhi i tij u arrestua, e bashkë me ta edhe reperi i cili në pyetjet e menjëhershme nga policia, nuk u deklarua për drogën e gjetur.

Fluturimi u vonua për një orë, ndërkohë që reperi mbeti në stacionin policor për tu marrë në pyetje. /Telegrafi/

GettyImages 1046685350