Polici egjiptian shtie mbi turistët, vriten dy izraelitë

Tre persona, në mesin e të cilëve dy shtetas të Izraelit, janë vrarë në Aleksandri të Egjiptit, kur një polic egjiptian hapi zjarr mbi turistët izraelitë.
Raportohet se polici egjiptian krejt befasisht kishte hapur zjarr mbi turistët izraelit, derisa personi i tretë i vrarë është udhërrëfyesi egjiptian që ndihmonte turistët izraelit.
Mediat e atjeshme raportojnë edhe për një person të plagosur, ndërsa sulmi ka ndodhur në Aleksandri, ku e tërë lagjia është bllokuar nga policia.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































