LAJMI I FUNDIT:

Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës me shërbime të përbashkëta gjatë sezonit të verës

Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës me shërbime të përbashkëta gjatë sezonit të verës

Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë rënë dakord të organizojnë shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës qershor-shtator 2024.

Shërbimet e përbashkëta të patrullimit do të mbështeten në Memorandumin e Bashkëpunimit, të firmosur në Tiranë nga drejtuesit e dy policive.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “memorandumi i bashkëpunimit thekson rëndësinë dhe nevojën e bashkëpunimit mes dy agjencive policore në fushën e trafikut rrugor, për parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore”.


“Ai vjen si rrjedhojë e faktit se, gjatë periudhës qershor–shtator 2024, ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova, të cilët vijnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe një numër mjetesh rrugore të Kosovës që qarkullojnë në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vende”, bëhet e ditur në komunikatën e bërë nga policia e shtetit.

Në bazë të Memorandumit do të intensifikohen marrëdhëniet dhe do të forcohet bashkëpunimi midis policive, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të planeve dhe masave të përbashkëta.

Bashkëpunimi konkret do të ketë si qëllim:

-Parandalimin e shkeljeve administrative në fushën e trafikut rrugor

-Uljen e numrit të ngjarjeve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor;

-Krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet.

Në Memorandum përcaktohet:

-Aplikimi dhe shkëmbimi i praktikave më të mira të policimit rrugor;

-Kryerja e shërbimeve policore për disiplinimin e lëvizjes së përdoruesve të rrugës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore;

R-ritja e parametrave të sigurisë rrugore për përdoruesit e rrugës;

-Rregullimi i trafikut rrugor dhe aplikimi i sanksioneve administrative, për ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë firmosjes së Memorandumit të Bashkëpunimit, drejtuesit e të dy policive nënvizuan se, eksperiencat e viteve të shkuara në zbatimin e shërbimeve të përbashkëta të patrullimit rrugor kanë qenë pozitive dhe do të shërbejnë si bazë për bashkëveprimin gjatë muajve të ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori