LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës konfiskon mbi 135 mijë euro, dyshohet se janë fituar në mënyrë të kundërligjshme

Policia e Kosovës konfiskon mbi 135 mijë euro, dyshohet se janë fituar në mënyrë të kundërligjshme

Më 11 shkurt hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës nga njësia rajonale e Mitrovicës-veri, pas marrjes së informatave paraprake relevante dhe bashkërendimit me autoritetet e drejtësisë, kanë realizuar një operacion bastisje dhe kontrolli në dy lokacione në Mitrovicë-veri, ndërsa ka konfiskuar mbi 135 mijë euro që dyshohet se kanë fituar në mënyrë të kundërligjshme.

I dyshuari N.P është arrestuar me dërguar në mbajtje.

Gjatë realizimit të operacionit policor në dy lokacione të ndryshme janë sekuestruar para në valuta të ndryshme në euro, dollar, franga, kruna, dinar), sprej si dhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike(126 gr. marihuanë) e dedikuar për shitje, etj.


Paratë e sekuestruara dyshohet se janë të fituara nga shitja e substancave narkotike të cilat gjendeshin të vendosura nëpër zarfe: 81.374 euro, 6.392.160 dinar, 200 dollar, 100 franka zvicerane dhe 300 kruna suedeze.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe tri fletore ku dyshohet se i dyshuari ka mbajtur shënime në lidhje me shitjen e substancave narkotike.

Vlera e parave të konfiskuara tejkalon 135 mijë e 800 €uro (mbi 135.800.00 €), përderisa i dyshuari me inicialet N.P është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore. /Telegrafi/