LAJMI I FUNDIT:

Policia belge në kërkim të dy shqiptarëve

Policia belge në kërkim të dy shqiptarëve

Ashtu si Policia shqiptare, edhe policia belge ka shpallur në kërkim dy dibranët Elvis dhe Alfred Vladi. Ata janë shpallur në kërkim për çështjen e “Toyota Yaris”, ku brenda një makine në portin e Durrësit u zbuluan rreth 3.4 milionë euro.

Policia e Belgjikës bën thirrje për të gjithë personat që kanë dijeni për vendodhjen e Elvis dhe Alfred Vladit, që të japin informacion. Ata dyshohen se janë porositësit e miliona eurove të sekuestruara.

Ngjarja u denoncua vitin e kaluar në Parlament nga kryeopozitari Lulzim Basha, i cili akuzon si të përfshirë deputetët e Partisë Socialiste: Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja. Pak javë më parë, Basha u mor në pyetje për këtë çështje nga prokurorët belgë./top channel/