LAJMI I FUNDIT:

Policia bastis shtëpinë e Xhabir Zharkut, gjenden armë dhe municion djalit të tij

Policia bastis shtëpinë e Xhabir Zharkut, gjenden armë dhe municion djalit të tij

Policia e Kosovës sot ka bastisur disa prona në Kaçanik, ku ka sekuestruar disa armë dhe municion.

Siç njofton Policia, është krye kontroll në shtëpinë e M.Zh. dhe në pronat e tjera që ai i posedon.

Gjatë bastisjet atij i janë gjetur katër armë, dy prej të cilave janë pa leje. Përveç armëve i është gjetur edhe municion.


Mësohet se bastisja ka ndodhur në pronat e Mërgim Zharkut, djalit të ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut.

Njoftimi i Policisë Rajonale të Ferizajt:

Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale –Ferizaj, sot gjatë ditës, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore – Ferizaj,është kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit M.ZH.(m/sh/k 31 vjeç) në Kaçanik.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

– Një pistoletë e tipit Glock 17 9×19 me numër serik AKG577 me një karikatorë dhe 17 cop fishek të kalibrit 9mm, për të cilën nuk posedon leje.

– Një armë e gjatë e prodhimit Mossberg, model Patriot made in USA, me nr. Serik: MPR 108642 me dylbi, një paketim me 9 cop fishek me mbishkrim 30-06 Sprg, .me leje valide.

– Nëntë paketime me fishek (180 cop) me mbishkrim 30-06 Sprg,

– Një pistoletë SIG SAUER P226 me numër serik U135891 me një karikatorë me 5 cop fishek për të cilën nuk posedon leje,

– Një Pistoletë Beretta , made in USA BUPICO me numër serik PC0189943 me dy karikatorë dhe 22 cop fishek të calibrit 9mm, me leje valide.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njëjtë janë konfiskuar edhe disa pajisje elektronike si telefona, IPAD dhe DVR dhe të tjera.

Pas intevistimit të të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori