LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Viti, dyshohet për ‘organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’

Arrestohen dy persona në Viti, dyshohet për ‘organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Viti, pasi që të njëjtit dyshohen të kenë organizuar ‘lojëra të fatit’, në mënyrë të kundërligjshme.

Policia ka njoftuar se me qëllim të identifikimit të personave dhe lokacioneve ku zhvilloheshin këto lojëra, kontrollet janë kryer në 12 lokacione, ku edhe janë konfiskuara dëshmi relevante, transmeton Telegrafi.

“Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJHKEK) – Gjilan, ka pranuar informata nga njësitet policore, ku dyshoje se në disa lokacione në Komunën e Vitisë, janë duke u organizuar ‘lojëra të fatit’ në mënyrë të kundër ligjshme.


Policia, ka siguruar nga gjykata urdhër kontroll, të cilin e ka zbatuar, më 02.07.2019, me qëllim të identifikimit të personave dhe lokacioneve ku zhvilloheshin këto lojëra. Kontrolle janë kryer në 12 lokacione. Në dy nga këto lokacione policia ka konfiskuar dëshmi relevante dhe ka arrestuar dy të dyshuar: P.H. viti i lindjes 1978 f.k.sh dhe G.A. viti i lindjes 1996 m.k.sh.

Kurse, si dëshmi relevante në lokacionin ku është arrestuar e dyshuara e parë, janë konfiskuar: pesë shtëpiza kompjuteri, një printer që ka shërbyer për lojëra të fatit ‘Keno, Racing Dogs dhe Bastore’, kurse në lokacionin ku është arrestuar i dyshuari i dytë janë konfiskuar: dy shtëpiza kompjuteri, një printer që ka shërbyer për lojëra të fatit ‘Keno dhe Racing Dogs’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovë.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar që të dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori