LAJMI I FUNDIT:

Policët çekë do të ndihmojnë në kufirin e Maqedonisë me Greqinë deri në fund të vitit

Policët çekë do të ndihmojnë në kufirin e Maqedonisë me Greqinë deri në fund të vitit

Çekia do të ndihmojë në mbrojtjen e kufirit të Maqedonisë me Greqinë deri në fund të këtij viti, lajmëron korrenspodenti i MIA-s nga Praga, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç theksohet në raportin e Ministrisë çeke të Punëve të Brendshme, i cili javën e ardhshme do të shqyrtohet nga Qeveria çeke, të hënën, kontingjenti prej 40 policëve që gjendet në Maqedoni do të zëvendësohet me numër të njëjtë të pjesëtarëve të policisë speciale çeke, të cilët do të jenë në Maqedoni deri më 31 tetor.

Ky kontingjent planifikohet të zëvendësohet me grupin tjetër, i cili në kufirin Maqedoni-Greqi do të veprojë deri më 19 dhjetor.


Policët çekë së bashku me kolegët nga Maqedonia patrullojnë në rrethinin e Gjevgjelisë afër kufirit me Greqinë dhe ndihmojnë në kontrollin e emigrantëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori