Polestar ka pasur një vit të qëndrueshëm në 2025, me shitjet që u rritën me 34% në 60,119 automjete.

Tani marka suedeze ka përshkruar planet për 2026, të cilat përfshijnë fillimin e dërgesave të modelit 5 këtë verë.


Gjithashtu, deri në fund të vitit, një version i ri i modelit 4 “që synon një bazë më të gjerë klientësh duke ofruar më shumë shkathtësi” do të dalë në shitje.

Ndërsa deklarata është mjaft e paqartë, ky version i ri duket se se do të kombinojë “hapësirën e një karavani dhe shkathtësinë e një SUV-i”.

Në fillim të vitit 2027, do të dalë në treg gjenerata e ardhshme 2.

Duke parë më tej në të ardhmen, Polestar synon të lansojë crossover-in kompakt 7 në vitin 2028.

Me sa duket, modeli më emocionues në linjën e premtuar të kompanisë është roadster 6.

Megjithatë, ai nuk do të vijë shpejt.

Theo Kjellberg, Drejtori i Komunikimeve të kompanisë tha: "Fokusi tani është përfundimi dhe nxjerrja në treg e variantit Polestar 4, pasardhësit të Polestar 2 dhe Polestar 7. Pas kësaj, mund të kalojmë te Polestar 6. Pra, sipas kësaj logjike, jo para vitit 2028".

Kur u përhap lajmi për herë të parë se Polestar do të shiste modelin 6, doli në pah edhe një çmim prej 200,000 dollarësh, duke e bërë atë veturën më të shtrenjtë të kompanisë ndonjëherë.

Meqenëse lansimi i modelit 6 mbetet të paktën disa vite larg, Polestar nuk do të publikojë asnjë specifikim teknik. /Telegrafi/