Polestar 3 – SUV e shumë pritur nga një markë veturash 5 vjet e vjetër e cila arriti që të bëjë revolucion në industrinë e veturave elektrike brenda një periudhe të shkurtër që nga “shpërthimi” i saj në skenën e automobilizmit.
Së pari është dizajni, këtu Polestar 3 mban ndikimet nordike, për të cilat marka është lavdëruara shumë herë.
Linja e çatisë qëndron shumë poshtë, Polestar vendosi që t’i lëvizë ulëset më poshtë dhe të ofrojë një pozicion më të shtrirë se sa në SUV-të e tjera. Ulëset e pasme janë shtyrë shumë më prapa, në mënyrë që të ofrohet më shumë hapësirë, përcjell Telegrafi.
Dritat e përparme shfaqin një pamje të re në tematikën “double blade”, ato përfshijnë teknologjinë më të fundit me 1.3 milionë pasqyre të vogla të cilat përshtaten në mënyrë konstante për ndriçim në rrugë, dhe që të reduktojnë dritat verbuese të trafikut në anën e kundërt, raporton Arena EV.
Ndërkohë dritat e pasme janë përsëri minimaliste dhe vijnë me veçorinë e re e cila pulson në një sistem specifik kur vetura e ndjen çelësin e veturës afër saj. Të gjithë sensorët e përparmë janë të përshtatur pas panelit i cili ndodhet në mes të dritave të përparme, nën pjesët hyrëse të ajrit që e dërgon rrjedhjen e ajrit deri tek kofano e drejt në xhamin e përparmë.
Tani të flasim për performancën – numrat janë substancial. Sistemi i ngasjes me të gjitha rrotat me shpejtësi prej 489 kuaj fuqi me 840 njuton metër fuqi rrotulluese në modelin standard të Polestar 3, kjo mjafton për arritjen e shpejtësisë prej 0 deri në 100kMh në vetëm 5 sekonda.
SUV elektrik Polestar 3 merr një rreze të ngasjes me 610 kilometra ndërsa Performance Pack merr vetëm 560 kilometra, kjo kryesisht për shkak të rrotave më të mëdha.
Çmimi fillestar i Polestar 3 është 89,900 euro me Plus Pack të përfshirë. Ndërsa Performance Pack kushton ekstra 6,600, dhe opsioni i rrotave më të mëdha dhe dritat e përparme prej 1.3 megapiksel janë një opsion i kushtueshëm.
Polestar 3 do të prodhohet në SHBA dhe Kinë, prodhimi fillimisht do të fillojë në Kinë në mesin e vitit të ardhshëm, ndërsa fabrika South Carolina Ridgeville do të filloi prodhimin për tregun amerikan më vonë gjatë vitit 2023, me dërgesat e para që pritet të fillojnë dikur nga viti 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Publikohet video nga një garë e vitit 1964 - aty shihen vetura legjendare

Audi vazhdon të promovojë "vagonët" - tani vjen me A6 Avant

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa