LAJMI I FUNDIT:

Polemikë e deputetëve shqiptar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit

Polemikë e deputetëve shqiptar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Maqedonisë për vërshimet e gjashtë gushtit janë përfshirë edhe deputetët  nga radhët e partive shqiptare, transmeton Telegrafi Maqednoni.

Deputeti nga radhët e BDI, Xhevat Ademi ka vlerësuar se ka vend për analizë, për përgjegjësi se pse dështuan institucionet në paralajmërim.

“Më mirë lopatë për secilin deputet se sa 10 minuta fjalim nga foltorja e Kuvendit. Të ndajmë nga një pagë mujore të deputetëve për vendet e vërshuara”. Institucionet po punojnë, po punojnë edhe qytetarët, ne çfarë po bëjmë. Ata nuk mund të na përcjellin. Propaganda në këtë seancë është zero”, ka thënë në kuvend, Ademi.


Deputeti i PDSH, Bekim Fazliu nga foltorja e Kuvendit ka vlerësuar se humanizmi në Maqedoni ka dalë jashtë mode dhe është varrosur njëjtë sikur demokracia dhe institucionet e këtij shteti.

“Grupi parlamentar i PDSH para dy javësh kërkoi mjete për parandalim të këtyre fatkeqësive për rajonin e Hasanbegut, Tetovës e Likovës. Këto kërkesa i bëjmë me vite. Pse nuk i pranuat amendamentet e PDSH për infrastrukturë. A mund të tregoni para qytetarëve se pse nuk pranuat kërkesat e PDSH. Fajtor nuk mund të jetë natyra, fajtori është krimi dhe korrupsioni”, ka thënë Fazliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori