Pogba vazhdon t’i vardiset Juventusit: Është klubi që të mëson profesionin e futbollit

Ylli i Francës dhe Manchester Unitedit, Paul Pogba e ka pranuar se Juventusi është klubi ku ai mësoi më shumë në karrierën e tij.
Pogba u bashkua me Juventusin në një transferim falas nga Unitedu më 2012.
Ai kaloi katër sezone në Torino, duke fituar shumë tituj të Serie A, dy Coppa Italia dhe duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015.
“]
“Në Juventus. Isha shumë i ri kur shkova atje. E gjitha ka të bëjë me stërvitjen, taktikat dhe disiplinën. Sidomos disiplina”, ka thënë fillimisht Pogba në një intervistë për L’Equipe, kur u pyet se ku mësoi më shumë gjatë karrierës së tij.
“Ju duhet të disiplinoheni sepse nga ana taktike, ata janë shumë të rreptë. Të gjithë me të vërtetë kanë nevojë të jenë së bashku”.
“Gjatë seancave të videove, ata ju thonë: ‘Shikoni, kur e bëni këtë lëvizje, ajo zhvendoset këtu, kur e bëni atë lëvizje tjetër, krijon një hapësirë të tillë’. Ata ju mësojnë profesionin e futbollit”.
“Kam mësuar si të mbroj dhe si të sulmoj. Në Juve, unë mbërrita si një mesfushor qendror mbrojtës dhe ata më bënë të evoluoj si një mesfushor më sulmues”, përfundoi francezi.
Francezi u kthye në Old Trafford nga Torino në një marrëveshje prej 100 milionë eurosh në 2016, por tifozët Bianconeri kanë ëndërruar gjithmonë kthimin e tij.
Pogba ende ka një lidhje të veçantë me Bianconerët dhe është në kontakt me shumë nga ish-shokët e tij të skuadrës në Torino.
Ai kohëve të fundit ka nxitur spekulime për kthimin e tij te Juve Torino ndërsa fliste me Claudio Marchisio në rrjetin social Instagram.
Kur ish-përfaqësuesi i Italisë i kërkoi të kthehej në Juventus, Pogba u përgjigj: “Ok Princ, destinacioni tjetër Torino”.
Kontrata e Pogbas me Unitedin skadon në vitin 2022, por paga e tij prej 18 milionë euro në vit mund të pengojë një kthim të mundshëm në Juventus. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit – Guardiola flet për të ardhmen e tij

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Arsenali bën hap fals në garën për titull, mposhtet nga West Hami

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit