LAJMI I FUNDIT:

Pogba mund të kthehet te Juventusi – e thotë agjenti Mino Raiola

Pogba mund të kthehet te Juventusi – e thotë agjenti Mino Raiola
(Foto: Instagram/paulpogba/Tuttosport)

Paul Pogba nuk është i lumtur te Manchester Unitedi dhe mund të kthehet te Juventusi. Kështu ka thënë agjenti i tij, Mino Raiola.

Në një intervistë për Tuttosport, përfaqësuesi i francezit ka thënë se ka mbaruar koha e mesfushorit në Old Trafford, ndërsa Zonja e Vjetër mbetet një destinacion potencial.

Kampioni i botës është lidhur vazhdimisht me një rikthim në Torino, derisa një prej destinacioneve shumë të mundshme është edhe Real Madridi.


(Foto: Instagram/paulpogba/Tuttosport)

“Po, Pogba mund të kthehet te Juventusi. Ai nuk është i lumtur te Manchester Unitedi”, shkruan në ballinën e Tuttosport.

Raiola: Koha e Pogbas te United ka përfunduar - Juventusi do duhej të transferonte Ibrahimovicin
Lexo po ashtu Raiola: Koha e Pogbas te United ka përfunduar - Juventusi do duhej të transferonte Ibrahimovicin

“Paul nuk është i lumtur te Unitedi, sepse nuk po arrin ta shprehë veten në mënyrën si do të dëshironte dhe ashtu si pritet nga ai”.

“Paul ka nevojë për një skuadër të re, ndryshim të ambientit. Ai ka kontratë për 18 muajt e ardhshëm, e cila do ta skadojë në verën e vitit 2022”, ka deklaruar Raiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori