Mesfushori francez, Paul Pogba ka thënë se është i lumtur te klubi anglez, Manchester United.

Pa kontratë në muajin qershor të vitit të ardhshëm, e ardhmja e Pogba ka qenë subjekt i një shqyrtimi intensiv.


Francezi është lidhur me klube të ndryshme si Juventusi, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain, por lojtari pritet të mbetet në Old Trafford.

Është vet mesfushori i cili ka deklaruar se ndihet i lumtur te klubi i tij aktual.

pogba madrid gratis

“Sigurisht që kam besim. Përndryshe, nuk do të isha në ekip dhe nuk do të isha në këtë ekip”.

“Është një klub i madh. Nëse nuk je i sigurt për veten, nuk ke çfarë të bësh këtu”, ka thënë Pogba për Sony India.

Ndryshe, Pogba e ka nisur pozitivisht sezonin në Ligën Premier, duke thyer edhe rekorde të asistimeve, por ka rënë në formë gjatë javëve të fundit. /Telegrafi/

telegrafi sport app