LAJMI I FUNDIT:

Pogba e konfirmon: Mund të largohem nga Unitedi, koha për një sfidë të re

Pogba e konfirmon: Mund të largohem nga Unitedi, koha për një sfidë të re
Paul Pogba (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Paul Pogba ka konfirmuar se ai mund të largohet nga Manchester Unitedit, duke thënë se tan është kohë e mirë për të pasur një sfidë të re diku tjetër.

Juventusi ka qenë i lidhur ngushtë me transferimin e Pogbas këtë verë, ndërsa francezi vazhdon të jetë edhe një objektiv real për Real Madridin.

Për të ndezur edhe më shumë thashethemet e të ardhmes së francezit është përkujdesur vet Pogba, i cili ka konfirmuar se mund të largohet nga Unitedi.


Formacioni i frikshëm i Juventusit me Sarrin në krye - Icardi në krahë të Ronaldos, Pogba e Ramsey në mesfushë
Lexo po ashtu Formacioni i frikshëm i Juventusit me Sarrin në krye - Icardi në krahë të Ronaldos, Pogba e Ramsey në mesfushë

“Ashtu siç thonë: Ka shumë për të folur dhe shumë për të menduar”, citohen t’iu ketë thënë Pogba gazetarëve në Tokio.

Pogba gjatë një dueli me Dybalan (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Për mua, kam qenë tre vjet në Manchester dhe kam bërë shumë; disa momente të mira dhe disa momente të këqija, si të gjithë. Ashtu si kudo tjetër”.

“Pas këtij sezoni dhe gjithçka që ndodhi këtë sezon, edhe pse ishte i imi më i miri … Mendoj se mund të jetë një kohë e mirë për të pasur një sfidë të re diku tjetër”.

Raiola është duke u angazhuar për transferimin e Pogbas te Real Madridi
Lexo po ashtu Raiola është duke u angazhuar për transferimin e Pogbas te Real Madridi

“Po mendoj për këtë: të kem një sfidë të re diku tjetër”, përfundoi francezi.

26-vjeçari u kthye te Unitedi nga Juventusi në verën e vitit 2016 dhe ka shënuar 31 gola në 135 ndeshje për Djajtë e Kuq që kur u kthye në Old Trafford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova luan ndaj Islandës në

Kosova luan ndaj Islandës në "Fadil Vokrri" në play-off të Ligës së Kombeve

Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ndërkombëtare
Barcelona vendos për tre lojtarët e parë që do t'i shes në verë

Barcelona vendos për tre lojtarët e parë që do t'i shes në verë

La Liga
Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Serie A
Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Premier League
Dita e ndeshjes: Kosova pret Islandën në 'Fadil Vokrri', Dardanët duan fitore në ndeshjen e parë

Dita e ndeshjes: Kosova pret Islandën në 'Fadil Vokrri', Dardanët duan fitore në ndeshjen e parë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori