Nga: Lawrence Ferlinghetti
Përktheu: Fadil Bajraj
Jam duke e shfletuar antologjinë e madhe të poezisë bashkohore, dhe m’u duk se “zëri ynë i brendshëm i madh” jehon më së shumti me zë proze, sado që i shtypur si poezi. Për atë s’mund të thuash se është prozaik ose se nuk ka thellësi, e as se është i vdekur ose se po vdes, ose që nuk është i bukur, ose se nuk është e shkruar mirë e me mendjehollësi dhe se nuk është e guximshme. Është shumë e gjallë, shumë mirë e shkruar, e dashur, prozë – prozë e gjallë që qëndron pa paterica të pikësimit, prozë, sintaksa e së cilës është aq e qartë sa që mund të shkruhet fund e krye faqes, në forma të hapura dhe fusha të hapura, dhe ende të jetë e qartë, prozë fort e dashur. Dhe, në tipografinë e poezisë, intelekti poetik dhe prozaik shfaqet në rrobat e njëri tjetrit.
Duke shëtitur nëpër ngrehinat e prozës sonë në shekullin XXI, dikush mund të shikojë mbrapa dhe të çuditet me këtë epokë të çuditshme që i lejoi poezisë të ecë në ritmet e prozës dhe ende e quajti poezi. Poezia moderne është prozë sepse kumbon aq pushtueshëm sa çdo qytetar o qytetare, të cilëve elani i jetës u është zhytur në jetën urbane. Poezia moderne është prozë, sepse nuk ka duende, shpirt të errët të tokës dhe të gjakut, e as shpirt të këngës së errët, as të muzikës pasionuese. Ngjashëm si skulptura moderne, ajo e do betonin. Ashtu si arti minimal, ajo e minimizon ndjenjën për hatër të ironisë së heshtur dhe të intensitetit të nënkuptuar. Si e tillë është poezi e përsosur për njeriun teknokrat. Por, sa herë kjo poezi ngjitet mbi mesataren e lartësisë mbidetare të rrafshinës së tij shndritëse? Ezra Pound njëherë pat thënë se vetëm në kohën e dekadencës poezia e ndan veten nga muzika. Dhe në këtë mënyrë bota merr fund, jo me këngë, por me rënkim.
Para tetëdhjetë ose nëntëdhjetë vitesh, kur të gjitha makinat filluan të zukasin, gati (si dukej) në harmoni, fjala e njeriut pa dyshim pat filluar të bëhet e shtirë nga stakatoja absolute e makinave. Dhe, poezia e qytetit natyrisht se e imiton atë. Whitman ishte vazhdues, këndonte këngë për vetveten. Edhe Sandburg, një vazhdues, këndonte sagat e tij. Dhe, Vachel Lindsay ishte vazhdues, i tantaniste psalmet e tij. Dhe, më vonë ishte Wallace Stevens me “muzikën fiktive” të harmonishme. Ishte edhe Langston Hughes. Dhe Allen Ginsberg psalmonte mantrat e tij, këndonte Blakeun. Ka edhe të tjerë kudo, poetë xhazi dhe zhangëllmaxhinj poetikë, dhe vajtues rrugëve të botës, që bëjnë poezia nga e ngutshmja kryengritëse Tash, të vetës së menjëhershme, inkarnimin e trupit të vet (siç e pat quajtur D. H. Lawrence).
Por, shumica e poezisë qe zënë në rreshtat e nxehtë të linotipit dhe tani në tipat e IBM-it aq të ftohtë. S’ka këngë në mesin e daktilografëve, s’ka këngë në arkitekturën tonë prej betoni, në muzikën tonë prej betoni. E bilbilat ende mund të jenë duke kënduar pranë Manastirit të Zemrës së Shenjtë, vështirë se mund t’i dëgjojmë në qytetet e tokave të shkreta të T. S. Eliotit, e as Katër Kuartetet e tij (që s’mund të ekzekutohen në asnjë instrument dhe akoma është proza më e bukur e kohës sonë). E as në shkretëtirat e prozës së Ezra Poundit, të cilat nuk kanë kangjela, sepse s’mund të këndohen nga askush. As në prozën pangoline të Marianne Mooreit (e cila i quajti shkrimet e veta poezi në mungesë të shprehjes më të mirë). E as në prozën e madhe të vargut të bardhë në Ese mbi rimën të Karl Shapiros, as në të folurit e brendshëm qytetarçe të William Carlos Williamsit, në të folurit e Petersonit të tij. Gjë që u duartrokit nga profesorët e poezisë dhe kritikëve të poezisë në të gjitha vendet më të mira, e asnjëri nga ata s’do të bëjë mëkatin e parë e të thotë se poezia e disa poetëve është prozë e tipografuar si poezi – ashtu si, miqtë e poetit kurrë s’do t’i thoshin, ashtu si botuesit e poetit kurrë s’do ta thonë – konspiracioni më budallaq i heshtjes në historinë e shkronjave.
Pjesa më e madhe e poezisë moderne është prozë poetike por ajo na thotë shumë gjëra, me shembullin e vet, se çfarë na ofrojnë ne vdekja e shpirtit dhe qytetërimi ynë teknologjik, të ngatërruar në makina dhe maço nacionalizma, deri sa ne digjemi nga malli për bilbilin mes pishave të Reispighit, është kënga e zogut që na bën të lumtur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...

Piktori i madh i vetmisë

“Mbreti vdiq, rroftë mbreti Leka!”
Monologu mbi vetëvrasjen
Reportazh: Një rrugë letrare drejt zemrës së Rusisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania