LAJMI I FUNDIT:

Podujeva gjen zgjidhje për semimaturantët e paregjistruar në shkollat e mesme

Podujeva gjen zgjidhje për semimaturantët e paregjistruar në shkollat e mesme

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në një takim me nxënësit që kanë mbaruar klasën e nëntë e që kanë mbetur të paregjistruar në shkollat e mesme të larta në Podujevë ka premtuar se do të bëhet zgjidhje për ta.

Kryetari Veliu informoi se në koordinim me drejtorin e Arsimit dhe drejtorët e shkollave të mesme ka marrë vendim që të gjithë nxënësit që kanë mbaruar klasën e nëntë të regjistrohen në klasën e dhjetë.

“Ju njoftoj se të gjithë nxënësit që janë në listën pritëse për regjistrim në Gjimnazin ‘Aleksandër Xhuvani’, e të cilët kanë plotësuar kriterin bazë për të qenë nxënës të gjimnazit do të regjistrohen në klasën e dhjetë të kësaj shkolle. Për këtë qëllim gjimnazi do të hapë edhe katër paralele të klasave të dhjeta”, tha kryetari Veliu


Edhe dy shkollat e tjera profesionale, shkolla e mesme ekonomike “Isa Boletini” dhe shkolla e mesme teknike “Fan S. Noli” do të pranojnë në klasat e dhjeta nxënësit që kanë konkurruar dhe që plotësojnë kriteret bazë për regjistrim.

Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me drejtorët e shkollave të mesme do të koordinojë punët rreth krijimit të paraleleve të reja dhe sistemimit të nxënësve në klasat e dhjeta.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori