LAJMI I FUNDIT:

Pochettino: Nuk e di vendimin e Mbappes, është mes tij dhe PSG-së

Pochettino: Nuk e di vendimin e Mbappes, është mes tij dhe PSG-së

E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet e panjohur, por një njoftim se ku do të jetë e ardhmja e tij duket se është i pashmangshëm.

Tani për tani, çdo gjest dhe çdo fjalë ka peshë dhe Mauricio Pochettino ka pranuar se nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë më pas, pavarësisht se kohët e fundit kishte thënë se është i sigurt se ai do të qëndronte në Paris Saint-Germain.

“Nuk e di vendimin e Mbappes. Është një çështje personale mes Kylian dhe klubit”.


“Ka shumë raporte dhe thashetheme. Duke respektuar Kylian, kontrata e të cilit përfundon këtë sezon, i takon klubit dhe lojtarit që të merren me këto çështje”.

“Unë nuk jam personi i duhur për të bërë një koment që ka të bëjë me këto dy palë, veçanërisht jo për lojtarin”, ka thënë Pochettino.

Eksperti i transferimeve, Di Marzio pretendon se Mbappe do të refuzojë Real Madridin dhe do të qëndrojë te PSG
Lexo po ashtu Eksperti i transferimeve, Di Marzio pretendon se Mbappe do të refuzojë Real Madridin dhe do të qëndrojë te PSG

Pochettino shtoi se dëshira e tij është që Kylian Mbappe të qëndrojë në PSG.

“Dëshira ime është që Kylian të jetë në PSG për shumë vite në vazhdim. Por nuk mund të gënjej për këtë, nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

“Unë gjithashtu nuk e di se kur do të marrë vendimin e tij apo cili do të jetë. Ne nuk dimë asgjë. Ne presim të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi trajneri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori