Trajneri argjentinas i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka përfunduar në radarin e skuadrës së madhe franceze, Paris Saint-Germain.

Trajneri aktual i gjigantit francez, Unai Emery, pritet të largohet në fund të sezonit pasi nuk po bind drejtuesit e klubit.


Dhe, si duket sheikët e klubit francez kanë gjetur tashmë zëvendësuesin e tij, i cili vjen nga Liga Premier .

Sipas mediumit britanik The Mirror, Pochettino është në listën e ngushtë për t'u bërë menaxher i ri në Paris Saint-Germain.

Pochettino Guardiola Pochettino ka fituar respekt të madh shkaku i futbollit modern që po aplikon te Tottenhami (Getty Images)

Kjo pasi, sheikët e klubit parisien po kërkon një zëvendësim të profilit të lartë për Emeryn.

Drejtuesit e PSG-së kanë vënë re se Pochettino e ka transformuar Tottenhamin në një ekip që po sfidon ekipet e mëdha angleze në Ligën Premier, por edhe në frontet evropiane.

Gjithashtu Pochettino ka të kaluar me klubin francez, pasi si futbollist ishte mbrojtës i skuadrës për dy vjet.

Pochettino thuhet se i pëlqen shumë edhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, i cili e sheh si zëvendësues të Zinedine Zidanet. /Telegrafi/

telegrafi sport app