Dy persona ishin arrestuar në afërsi të Leposaviqit me pretekstin se ishin pjesë e grupeve radikale që po synonin të nxisnin dhunë në pjesën veriore të vendit.
Të njëjtit u liruan nga burgu pa u përfshirë në programe të rehabilitimit dhe riintegrimit, të cilat parashihen për persona të cilët arrestohen për vepra të cilat lidhen me krimet e urrejtjes.
Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekuliq u arrestuan nga Policia në qershor të 2023-ës ndërsa ndaj tyre u ngritën akuza për huliganizëm dhe armëmbajtje pa leje.
Prokuroria përshkruante që qëllimi i tyre ishte të bashkoheshin me grupet që po ushtronin dhunë ndaj Policisë dhe KFOR-it në fund të majit 2023.
Veprat e tilla penale hetohen nga Prokuroria Speciale dhe sipas Strategjisë për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit personat e dënuar për vepra të tilla penale kalojnë në programet e risocializimit dhe riintegrimit.
Por, një hulumtim i KALLXO zbulon se personat u lanë të lirë pa kaluar në këto programe.
Gjykata në dënimin e tyre vendosi që persona të dëbohen nga Kosova ndërsa programet e rehabilitimit nuk u nisën për shkak se të pandehurit qëndruan në paraburgim.
Ndërmjet janarit 2023 dhe dhjetorit 2023 në Kosovë u arrestuan disa persona të dyshuar për vepra terroriste të motivuara nga ekstremi i djathtë.
Personat po mbahen në paraburgim ndërsa të njëjtit nuk mund t’u nënshtrohen programeve të Shërbimit Korrektues gjatë kohës kur janë në paraburgim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës në një përgjigje ka treguar nëse të njëjtëve u lejohet që të marrin pjesë në programe rehabilituese.
Sipas SHKK-së, të dyshuarit në fjalë janë të përjashtuar nga rehabilitimi për shkak të prezymimit të pafajësisë.
“Të gjithë personat që janë në mbajtje të paraburgimit për shkak të prezymimit të pafajësisë janë të përjashtuar nga mundësia për të marrë pjesë në programe rehabilitimi” – ka thënë SHKK.
Në anën tjetër njohësit e çështjes po vlerësojnë se është jetike që institucionet të kryejnë vlerësime e hulumtime të plota për të përshtatur programe rehabilitimi për këta persona.
E kjo me qëllim që jo vetëm të trajtohet shkëputja nga ideologjitë e dhunshme, por gjithashtu trajtohen edhe elementet kriminale të ndërthurur me këto sjellje.
Sipas SHKK-së, personat të cilët aktualisht janë në paraburgim, mirëpo edhe të tjerët që kanë qenë më herët mund të angazhohen në programe pune vetëm me lejen e gjyqtarit të procedurës paraprake.
Shërbimi Korrektues tregoi se sa i përket sjelljeve dhe raporteve disiplinore, këta persona deri tani nuk kanë treguar ndonjë shkelje disiplinore.
Rastet e veriut ndërlikojnë edhe rehabilitimin
Ramadan Ilazi, i cili është udhëheqës i hulumtimeve në Qendrën për Studime të Sigurisë, tha se shumica e të arrestuarve në veri të Kosovës mund të kategorizohen si individë të radikalizuar të përfshirë në ekstremizëm të dhunshëm që ka çuar në akte terroriste, siç është sulmi terrorist në Banjskë i 24.09.2023.
Sipas tij, kjo formë e ekstremizmit të dhunshëm është pjesë e ekstremit të djathtë dhe paraqet shqetësim serioz të sigurisë për Kosovën.
Ilazi tregoi se në raste të tilla është e rëndësishme të theksohet se në rastin e arrestimeve të individëve nga veriu i Kosovës, ekziston një fenomen tjetër, që është lidhja e ekstremizmit të dhunshëm me krimin e organizuar.
“Prandaj, nuk jam i sigurt nëse ata do t’i përkasin kategorisë së individëve vetëm të radikalizuar apo pjesë e ekstremizmit të dhunshëm” – tha Ilazi.
Tutje ai shtoi se përzierja e ekstremizmit të dhunshëm dhe krimit të organizuar e ndërlikon procesin e rehabilitimit, duke sugjeruar se një qasje standarde e vetme që i përshtatet të gjithëve mund të mos jetë e mjaftueshme.
Në Kosovë aktualisht zhvillohen programe rehabilitimi dhe riintegrimi për personat e dënuar për vepra penale të terrorizmit me motive religjioze.
Programet e tilla kanë përfshirë gratë dhe burrat e dënuar për shkuarjen në Siri dhe Irak.
Në këto programe të dënuarit kanë përfituar nga kurset avancimet profesionale dhe mbështetje financiare.
Në Strategjinë për parandalimin e terrorizimit janë paraparë që programe të tilla të nisin edhe për elementët e ekstremit të djathtë.
Por, sipas SHKK-së, këto nuk kanë nisur për shkak se të dënuarit e të tjerët të arrestuar mbahen ende në paraburgim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar