LAJMI I FUNDIT:

A po planifikohet blerja e votës për Demarkacionin? (Video)

A po planifikohet blerja e votës për Demarkacionin? (Video)

Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi mund të mos dërgohet në Kuvend këtë javë, për shkak të mungesës së votave nga ana e koalicionit PDK-LDK.

Kjo ka bërë që kryeministri Isa Mustafa të aktivizohet që të bind deputetët të ndërrojnë mendje, përderisa shtyn procedimin demarkacionit për në Kuvend.

Burime të Tribuna Channel brenda LDK-së, kanë pohuar se kryeministri do të insistojë që deputetët e “padëgjueshëm” t’i bind me ndonjë post eventual të ambasadorëve, siç ndodhi rasti me deputeten Alma Lamajn, e emëruar ambasadore në Francë, pasi këmbej votën për zgjedhjen e presidentit Hashim Thaçi.


Madje ky burim ka thënë se në listën e përfitimit të posteve të tilla janë tre deputetë të kësaj partie.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyra e kryeministrit, por këshilltari i tij, Faton Abdullahu, nuk ka qenë i qasshëm për medie.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës, po tenton që këtë javë të dërgojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi për ratifikim, në Kuvend.

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj, ka thënë se kanë insistuar që marrëveshja të procedohet, megjithatë shpreh mendimin se në këtë javë është e pamundur mbajtja e seancës, me këtë pikë të rendit të ditës.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori