Një grua e cila po notonte në brigjet e Maine të SHBA-së, vdiq të hënën pasi thuhet se u sulmua nga një peshkaqen.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti thuhet se ndodhi në brigjet e Bailey Island, një ishull në Casco Bay, teksa një dëshmitar i tha Marinës Patrulluese të vendit se gruaja dukej se u sulmua nga një peshkaqen.


“Ekipi i shpëtimit e solli atë në breg dhe grupi emergjent u thirr në vendin e ngjarjes ku ajo u shpall e vdekur”, thuhet në deklaratë.

The incident took place in Harpswell, Maine

Ndryshe, bëhet e ditur se sulmet e peshkaqenëve janë të rralla në shtetin e Maine, kjo pasi baza e të dhënave ndaj këtyre sulmeve, renditi vetëm një deri më tani.

Kjo ndodhi në vitin 2010, kur një zhytës i cili punonte në Gjirin e Fundy u sulmua nga një peshkaqen, mirëpo shpëtoi i gjallë nga incidenti. /Telegrafi/