Po merrte pjesë në një operacion anti-drogë, vritet në krye të detyrës një polic në Shqipëri

Të shtëna me armë janë dëgjuar pak minuta më parë në Ishull Lezhë, ku ka ndërruar jetë oficeri i Krimeve.
Burime bëjnë me dije se një polici i identifikuar si Saimir Hoxha, 44 vjeç ndërroi jetë rrugës për në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, kur u qëllua me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./TCH/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































