Imazhet nga droni e tregojnë shtegun ‘pluskues’ për çiklizëm, që do të kushtojë 100 milionë euro, i cili shtrihet anash liqenit më të madh në Itali.
Platforma është ende nën ndërtim, ndërsa kur të përfundojë më 2021, do të jetë i gjatë 140 kilometra, transmeton Telegrafi.
Ky shteg që do të qëndrojë anash brigjeve të liqenit Garda, do t’i mundësojë çiklistëve, të ndihen sikur pluskojnë mbi ujë.
Më poshtë mund të shihni disa prej segmenteve të shtegut që është ende në ndërtim, ndërsa duhet punë e konsiderueshme derisa të përfundojë. Videoja është parë miliona herë në rrjetet sociale, ndërsa që tani po konsiderohet si shtegu më i bukur për çiklizëm në Evropë.
Projekti është pranuar nga autoritet gjatë vitit të kaluar, ndërsa pritet të rritë në masë të madhe turizmin e çiklizmit. Shtegu mundëson të gjitha llojet e çiklizmit, ndërsa ka hapësira që lejojnë të shmangen kodrat e thepisura dhe disa rrugë të vështira.
Liqeni që ndodhet në veri prekë qytetet Verona dhe Brescia, ndërsa është i njohur për ujërat e pastra si kristali.
Në të njëjtën kohë, lidhë edhe disa fshatra mjaft të izoluara, ku pritet të rritet turizmi dhe zhvillimi rural. /Telegrafi/