Vinicius Junior ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pasi anësori i Real Madridit nuk e fitoi Topin e Artë, edhe pse shpresonte për të.

Sot gjatë ditës mediumi spanjoll Relevo ka shkruar për të ardhmen e tij dhe tentativat e drejtuesve të Real Madridit për t'ia zgjatur kontratën, por braziliani nuk po ngutet, pasi ka kontratë deri në verën e vitit 2027.


“Deri më tani Vinicius ka falënderuar vetëm drejtuesit e Real Madridit për interesimin”, shkruan mediumi spanjoll Relevo.

vinicius jr 4

Sipas tyre Vinicius është ndikuar nga oferta e madhe që ka marrë nga Arabia Saudite.

Verën e kaluar, spanjollët shkruan për ofertën më të madhe në historinë e futbollit. Një klub saudit i ofroi Vinicius një kontratë pesëvjeçare, nga e cila do t'i fitonte 1 miliard euro në pesë sezone dhe kështu do ta bënte atë futbollistin më të paguar në histori.

Kjo ofertë u refuzua, por një e ngjashme me siguri do të arrijë së shpejti dhe vazhdon të jetë larg më e madhe se sa fiton aktualisht Vinicius.

vinicius jr vs barca 2

Në total, këtë sezon Vinicius ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime. Në total te Real Madridi nga viti 2018, ai luajti gjithsej 279 ndeshje dhe shënoi 91 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app