Kinezi Tan Haundiang po mblidhte kërpudha kur e sulmoi një ari gjigant. Kjo kafshë e egër kishte arritur ta rrëzon tri herë në tokë, kurse Tan pas plotë 10 minutave luftë ka arritur t'i ikë.

Megjithatë, vetëm atëherë e kuptoi se mënyra e vetme që t'i shpëtojë është të kërcej nga shkëmbi i lartë. Kështu edhe veproi. Për çudi i shpëtoi edhe kërcimit, por jo edhe shumë plagëve të marra. Ai ishte lënduar në kokë dhe pjesë tjera të trupit, dhe në total kishte pasur mbi 100 "qepje", transmeton Telegrafi.


2 104

"Aty ishte një ari gjigant dhe të vegjlit. Dy prej tyre po qëndronin në një pemë, kurse i madhi kërceu mbi mua. Fillova të vrapoj dhe bërtas si i çmendur, megjithatë ai më zuri", ka deklaruar Haundiang.

3 88

Por, kur arriti në skaj të shkëmbit i tha vetes: "Nëse nuk kërcej, sigurisht se do të më mbyt. Por, nëse i mbijetoj kërcimit, do të jem njeriu më me fat".

4 69

Sidoqoftë ai kërceu, kurse banorët e zonës përreth e dërguan me urgjencë në spital. Aty mjekët konstatuan asnjë organ vital nuk i është dëmtuar, edhe përkundër lëndimeve të shumta. /Telegrafi/

5 53

6 42