LAJMI I FUNDIT:

Po lëvizte me 200 kilometra në orë, policia italiane ndalon Mario Balotellin

Po lëvizte me 200 kilometra në orë, policia italiane ndalon Mario Balotellin

Mund të ketë gjetur qetësinë në Francë, shtet nga i cili nuk përfundon asnjëherë në media si “djalë i keq”, por në Itali ai mbetet po i njëjti.

Ish-lojtari i Interit e Milanit në Itali, Mario Balotelli, është ndaluar të shtunën e kaluar nga policia në Breshia teksa po lëvizte me Ferrarin e tij.

Arsyeja e ndalesës mësohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën po lëvizte, pasi Balotelli po ngiste veturën e tij me shpejtësi hiç më pak se 200 kilometra në orë.


E përditshmja italiane “Il Giornale di Vicenza” shkruan se policia ka hasur në një Ferrari dhe një Lamborghini atë natë që po lëviznin tej normave të lejuara.

Nga Messi te Ronaldo: Shpenzimet absurde të futbollistëve (Foto)
Lexo po ashtu Nga Messi te Ronaldo: Shpenzimet absurde të futbollistëve (Foto)

Ndërsa më vonë është bërë e ditur se Ferrari është drejtuar nga futbollisti i njohur, ndërsa Lamborghini nga një mik i tij.

Për këtë shkelje që ka bërë, lojtarit të Nices i janë shqiptuar pesë pika negative, me ç’rast është dënuar edhe me gjobë nga Policia Italiane.

Ndërkohë i çuditshëm ka qenë edhe reagimi i Balotellit, i cili disa çaste më vonë ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke demantuar shkeljen e bërë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Magazina
Kalo në kategori