LAJMI I FUNDIT:

A po kërcënohet Dritan Abazoviq nga një klan mafioz?

A po kërcënohet Dritan Abazoviq nga një klan mafioz?

Drejtoria e policisë në Mal të Zi do të ndërmarrë masa më të rrepta për ta konfirmuar nëse liderit të lëvizjes URA, Dritan Abazoviq, planifikon t’ia rrezikon jetën njëri nga shefat e një klani mafioz rajonal, shkruajnë mediat malazeze.

Ky institucion e ka konfirmuar për “Vijesti”,  ku Veselin Veljkoviq që udhëheq me këtë dikaster i është përgjigjur pyetjes nëse ka informacione që liderit të listës zgjedhor “e bardha në të zezë” i është rrezikuar jeta nga klani mafioz, brenda të cilit ishin dënuar shumë anëtar të saj – që janë akuzuar për vrasje dhe shitje të drogës, transmeton Telegrafi.

Burime të “Vijesti” nga rajoni dhe Mali i Zi kanë marrë informacione që Abazoviq ishte cak i një grupi kriminal, kurse në polici thonë se këto të dhëna nuk i posedojnë.


“Bazuar në të dhënat që i disponojmë nga njësitë në terren, drejtoria e policisë nuk disponon një të dhënë të tillë sa i përket sigurisë së Dritan Abazoviqit dhe familjarëve të tij”, kanë bërë të ditur në policinë malazeze.

Ata theksojnë se do të kryejnë kontrolle tjera të detajuara lidhur me çështjen e ngritur nga Vijesti. Në anën tjetër, jo zyrtarisht nga URA bëjnë me dije se disponojnë një informacion të ngjashëm – që Abazoviq po kërcënohet nga lojtarët kryesor të krimit nga rajoni, dhe se në këtë rast është i përfshirë edhe një shtetas i Malit të Zi që jeton në Perëndim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori