LAJMI I FUNDIT:

Pluhur në verë, baltë në dimër, të rinjtë braktisin fshatin pa rrugë (Video)

Pluhur në verë, baltë në dimër, të rinjtë braktisin fshatin pa rrugë (Video)

Njësia administrative Ballagat nuk është më shumë se 10 kilometra nga qyteti i Lushnjes, por për të udhëtuar përgjatë kësaj distance është një ferr i vërtetë.

Rruga që të çon në 5 fshatrat e kësaj zone është e pakalueshme. Në verë pluhuri, e në dimër balta, janë pikërisht këto vështirësitë që banorët e kësaj zone hasin gjithmonë.

Për të shkuar në qytet, banorët thonë se u duhet më shumë se 30 minuta, edhe pse distanca është vetëm 10 km.


Kjo zonë, burimin kryesor të të ardhurave e ka nga bujqësia, ndërsa rruga, nëse do të ishte e kalueshme mund të shtonte të ardhurat e tyre, raporton tch.

Pikërisht për shkak të këtyre vështirësive, banorët kanë hequr dorë nga bujqësia, e si zgjidhje për ta është vetëm largimi drejt zonave urbane. Tashmë në keto fshatra kanë mbetur vetëm të moshuarit.