LAJMI I FUNDIT:

PLT: Do të mbështesim idenë e kandidatit konsensual për kryetar shteti

PLT: Do të mbështesim idenë e kandidatit konsensual për kryetar shteti

Partia për Lëvizjen e Turqve (PLT) në Maqedoni informon se edhe pse në fillim e kanë pasur idenë që turqit të garojnë me një kandidat në zgjedhjet presidenciale, do të mbështesin idenë e kandidatit konsensual të Qeverisë.

Nga PLT thonë se qëllimi i tyre ka qenë që të bashkojnë turqit në Maqedoninë e Veriut, por më pas kanë parë se akoma nuk ka kushte për realizimin e kësaj ideje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Koncepti ‘një shoqëri për të gjithë’ është komponentë e rëndësishme për rajonin tonë dhe me qëllim që të forcohet kjo frymë, organet e PLT-së kanë pranuar qëndrimin e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja për kandidat të përbashkët për kryetar shteti”, thuhet në njoftimin e PLT-së.


Ata shtojnë se kandidati i përbashkët duhet të jetë personalitet që do të jetë i pranueshëm nga masa e gjerë dhe do të bashkojë gjithë qytetarët./Telegrafi/