Plazh në nëntor, turistët dhe vendasit shijojnë detin në Durrës

Muaji nëntor i ka gjetur plazhet e Durrësit përsëri me pushues, ato po frekuentohen gjerësisht nga vendas por edhe nga vizitorë të huaj.
Qytetarët thonë se veç shëtitje përgjatë bregdetit, shijojnë notin dhe diellin.
Turistët e huaj këtë fal temperaturave të ngrohta këtë sezon e shohin si ideal për të pushuar.
“Vij nga Gjermania. Është hera e dytë që vij këtu. Moti dhe gjithçka tjetër është shumë e bukur”, vlerësojnë turistët. “Këtu është bukur, dhe njerëzit janë shumë miqësorë. Do të rrimë 10 ditë”, shprehet turisti.
Vjeshta i fal Durrësit një atmosferë të qetë, ku çmimet e volitshme, plazhi dhe mikpritja krijojnë një kombinim të përsosur për ata që preferojnë pushime në këtë stinë./rtsh
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































