Diell, temperatura të larta për stinën si dhe një det i qetë kanë tërhequr shumë vizitorë drejt bregdetit të Durrësit.

Natyrisht shumica shijojnë ecjet buzë detit dhe baret përgjatë shëtirores, por nuk mungojnë as ata që lahen, shkruan A2 CNN.


Ky diell dhe këto temperatura kanë sjellë në bregdetin e Durrësit edhe emigrantët që kanë vite që janë larguar nga vendi.

Prej ditësh temperaturat mbi mesataren sezonale kanë gjallëruar bregdetin e Durrësit, duke e kthyer atë në një zgjedhje të preferuar për fundjavë, edhe gjatë muajve të dimrit./Tv Klan