PlayStation 5 Pro mund të jetë vetëm disa javë nga prezantimi - në rrjetet sociale publikohet një "dizajn i mundshëm"

Ka gjithmonë thashetheme për konzolat e ardhshme, por një rrjedhje e fundit duket më e besueshme se shumica.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shumica e rrjedhjeve në internet vijnë nga burime anonime që pretendojnë se kanë disa rrjedhje në kompani.
Megjithatë, shumica dërrmuese e tyre rezultojnë të rreme dhe shumë pak të besueshme mund të gjenden në internet.
Një nga këto burime të besueshme është një zbulues francez i njohur me pseudonimin billbil-kun, shkruan The Sun, përcjell Telegrafi.
Dhe kohët e fundit, billbil-kun postoi një raport duke sugjeruar që një PS5 Pro do të shpallet në shtator.
Raporti tregon gjithashtu një vizatim të PS5 Pro, të cilin billbil-kun pretendon se bazohet në një dokument përfundimtar të projektimit që ai ka parë.
Billbil-kun gjithashtu pretendon se ndërsa dizajni i PS5 Pro ndan një pamje të ngjashme me Slim, konsola e ardhshme do të jetë pak më e madhe.
Sigurisht, PS5 Pro është vetëm një thashetheme në këtë pikë dhe asgjë nuk është zbuluar zyrtarisht nga PlayStation. /Telegrafi/










































