LAJMI I FUNDIT:

Planifikonin sulm terrorist, Mali i Zi arreston ish-shefin e xhandarmërisë serbe dhe 20 të tjerë

Planifikonin sulm terrorist, Mali i Zi arreston ish-shefin e xhandarmërisë serbe dhe 20 të tjerë

(E plotësuar) Një grup 20-anëtarësh, ndër të cilët edhe ish-komandanti i Xhandarmerisë serbe Bratisllav Dikiq, është arrestuar mbrëmë, natën para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, në rrethinën e Podgoricës.

Drejtori i Drejtorisë së Policisë së mali të Zi, Slavko Stojanoviq, ka konfirmuar arrestimin e 20 personave nga Serbia, ndërkohë që për një tjetër policia është në kërkim me dyshimin se “në territorin e Malit të Zi kanë kryer vepër penale të krijimit të organizatës kriminale” dhe vepër penale të “terrorizmit”.

“Është e saktë se pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë, gjatë natës së kaluar, në bashkëpunim me Agjencinë për sigurinë kombëtare dhe në koordinim dhe urdhër të Prokurorisë Speciale shtetërore, duke vepruar në përputhje me shënimet operative dhe të intelegjencës të cilat i ka poseduar policia, kanë arrestuar 20 persona, shtetas të Republikës së Serbisë, ndërkohë që një person tjetër, gjithashtu shtetas i Republikës së Serbisë, është në kërkim”, thuhet në një kumtesë të policisë.


Në kumtesë gjithashtu thuhet se “ata, sic dyshohet, kanë hyrë në Mal të Zi dhe kanë pasur për qëllim që fillimisht të marrin pushkë automatike dhe pastaj që sonte të kryejnë sulme në institucionet e sisteit, policinë dhe pjesëtarët e organeve shtetërore, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e sulmeve mbi zyrtarët e lartë shtetërorë”.

“Drejtoria e policisë në lidhje me këtë zhvillim, në përputhje me procedurën, i ka dorëzuar prokurorisë informatën e planifikuar për opinion”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Policisë. /Telegrafi/

—————————————————————————————————

Një grup 15-anëtarësh, ndër të cilët edhe ish-komandanti i Xhandarmerisë serbe Bratisllav Dikiq, është arrestuar mbrëmë, natën para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, në rrethinën e Podgoricës, njoftuan mediat serbe.

Burime jozyrtare të B92 kanë thënë se grupi ka qenë i armatosur, ndërsa gjatë natës së kaluar është zbuluar vendndodhja e tij në afërsi të kryeqytetit dhe i njëjti është arrestuar, transmeton Express.

Më herët televizioni Pink M publikoi se grupi i udhëhequr nga Dikiq ka hyrë në Mal të Zi me sasi të mëdha armatimi dhe municioni, me qëllim që të shkaktojë konflikte të armatosura, madje edhe likuidime.

Qarqe policore jozyrtarisht kanë njoftuar se grupi në fjalë ka hyrë në Mal të Zi “në bazë të marrëveshjes me një grupacion politik”, me qëllim që të shkaktojnë konflikt të armatosur në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Në Mal të Zi sot mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Drejtoria e policisë malazeze para tri ditëve paralajmëroi mundësinë që gjatë natës zgjedhore në vend të shkaktohet dhunë.

Në trend Botë

Më shumë
Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera

Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera

Amerika
Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim

Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim

Serbia
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Amerika
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Amerika
Rusët dërgojnë

Rusët dërgojnë "skuadra me paterica" ​​në betejë

Evropa
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Amerika
Kalo në kategori