Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj plagosjes së dy personave, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, në fshatin Gotovush të Shtërpcës, nga të shtënat me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.
Sipas tyre, reagimet e menjëhershme të ndërkombëtarëve dhe politikanëve të Kosovës ishin sikur gara se kush do të reagonte më ashpër.
KMLDNJ po ashtu thekson se e mira e së mirës do të ishte që të plagosurit të dërgoheshin në Spitalin në Ferizaj, e jo që edhe trajtimi i tyre të politizohet
Lexoni më poshtë reagimin e KMLDNJ-së:
Është arrestuar një person i dyshuar se ka plagosur dy fëmijë serbë në Shtërpcë pas së cilës banorët lokalë bllokuan rrugët. Në ndërkohë Policia e Kosovës i zhbllokoi rrugët, pa kundërshtim të banorëve lokalë. Menjëherë pas këtij akti të rëndë erdhën reagimet e ndërkombëtarëve dhe politikanëve të Kosovës që bënin gara se kush do të reagonte më ashpër dhe se kush do ta cilësonte këtë vepër më kriminale, duke paragjykuar edhe motivin e plagosjes së dy të rinjve serbë, ende pa filluar hetimet e lëre më që ato të kishin përfunduar.
Në të njëjtën kohë pasuan edhe reagimet nga politikanët e Serbisë, duke filluar nga Aleksandar Vuçiq e deri te vajtuesi kujdestar për fatin e serbëve në Kosovë, Petar Petkoviq ndërkaq që popi Teodosije i vizitoi të plagosurit në Graçanicë duke ia dhënë një rend të reagimeve, në valle me politikanët.
Është e qartë se ekziston një mosbesim i madhe, kryesisht i shkaktuar nga politikanët dhe politika midis shqiptarëve dhe serbëve dhe pikërisht këto raste tragjike iu shërbejnë si oksigjen politikanëve dhe politikës për t’i mirëmbajtur këto ndasi, ndërsa ndërkombëtarëve për të bërë dhe shtuar presionin. E mira e së mirës do të ishte që të plagosurit të dërgoheshin në Spitalin në Ferizaj e jo që edhe trajtimi i tyre të politizohet. KMDLNj përgëzon policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe të suksesshëm për arrestimin e personit të dyshuar për plagosjen e dy të rinjve serbë dhe pret që institucionet e drejtësisë , pas procedimit të provave të marrin vendim për caktim të shkallës së përgjegjësisë e jo në bazë të presionit dhe ndërhyrjes së politikës , ndërkombëtare dhe vendore në formë të reagimeve të ashpra duke përdorur retorikën politike , në vend të argumentit dhe mosndërhyrjes në punën e hetuesisë dhe gjyqësorit. Sidomos është e palejueshme zbatimi i standardeve të dyfishta edhe gjatë reagimeve. KMDLNj pretë dhe është i sigurt se ky rast do të trajtohet në përputhje me standardet profesionale dhe ligjeve në fuqi. KMDLNj e rikujton opinionin se edhe në këtë rast vlen parimi i përgjegjësisë individuale , si i tillë duhet të trajtohet andaj është e papërgjegjshme të ngarkohet me përgjegjësi kolektive një institucion siç është Forca e Sigurisë e Kosovës apo të kërkohet dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes apo të Ministrit për Punë të Brendshme. KMDLNj iu beson institucioneve përgjegjëse për trajtim të këtij rasti andaj është kundër çdo paragjykimi të rastit deri në kohën kur të merret një vendim një vendim i formës së prerë të gjykatës përkatëse. Nga aspekti i tē drejtave të njeriut ky akt vetëm sa e shpërfaq mungesën e sigurisë dhe KMDLNj shpreh keqardhje për plagosjen e dy të rinjve serbë duke iu uruar shërim të shpejtë dhe të suksesshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët