Plaçkitjet e mëdha që po ndodhin tash e dy muaj në Kosovë po e vështirësojnë edhe më shumë të bërit biznes në vend. Përkundër gjitha vështirësive tjera, tashmë dhe klima e të bërit biznes është dëmtuar në aspektin e sigurisë.
Kjo sipas njohësve të ekonomisë po e dëmton edhe imazhin për investitorët e jashtëm që të vijnë në Kosovë për të investuar.
Profesori i ekonomisë në kolegjin Rinvest, Muhamet Mustafa, thotë se gjitha këto raste të plaçkitjeve janë drastike dhe shteti duhet të veprojë shpejt, pasi nëse kjo bëhet dukuri, Kosova do të hyjë në një fazë shumë të vështirë të punës së saj.
“Këto janë raste drastike, nëse nuk ndalen dhe vazhdojnë atëherë kjo do të jetë një çështje shumë problematike, qoftë se vazhdon më tutje dhe qoftë se ato grupe të cilat bëjnë plaçkitje të tilla nuk neutralizohen atëherë do të jetë fatale. Sigurisht që ndikojnë shumë, po shpresoj që këto janë incidente, do të tejkalohet, nuk do të vazhdojnë, nëse bëhet dukuri me vazhduar, atëherë Kosova do të hyjnë në një fazë shumë të vështirë të punës së saj”, tha Mustafa.
Ndërsa, njohësi i çështjeve ekonomike, Muhamet Sadikaj, thotë se të bërit biznes në Kosovë ka qenë shumë i vështirë, e veçmas siç thotë ai, tek rastet e fundit ku bizneset po bëhen cak i grabitjeve.
Për gjitha këto raste, Sadikaj kërkoi një reagim më të qartë të institucioneve të Kosovës. Neglizhenca e këtyre të fundit, sipas tij, do të paraqitej një mesazh i keq për gjithë investitorët e jashtëm.
“Për këto raste kërkohet një reagim i qartë i institucioneve, i shtetit ligjor, i sistemit të gjyqësisë, i sanksionimit të bërave të tilla të bizneseve në Kosovë. Në fund të fundit të gjitha këto gjëra negative iu japin një mesazh të keq për mjedisin miqësor të Kosovë. Nëse nuk do të kemi reagim të pushtetit ligjor, mesazhet do të ishin negative për investitorët e jashtëm. Kosova nuk duhet të lejoj të bëhet burim i informatave të tilla të zeza për komunitetin e biznesit ndërkombëtar, sepse virusi i të këqijave, atëherë nuk do të kishte të ndalur”, tha Sadikaj.
Ndërkaq, njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Avni Islami, është shprehur i shqetësuar me gjendjen e sigurisë në vend.
Islami thekson se tashmë ka ndërruar dhe mënyra e grabitjeve ku po bëhen me armë të gjata, duke shkaktuar edhe rrezik të përgjithshëm.
Ai ka një kërkesë për gjithë institucionet përkatëse të sigurisë që të ndërtojnë disa mekanizma, ku do të parandaloheshin gjithë këto plaçkitje.
“Tek ne po ndodhë diçka e pazakonshme ku kohëve të fundit ka ndërruar mënyra e kryerjes së vjedhjeve të rënda ose plaçkitjeve të cilat po bëhen përmes armëve të zjarrit, ose armëve të gjata, armëve automatike. Kjo po shkakton rrezik të përgjithshëm, jo vetëm tek individët që punojnë brenda objekteve të ndryshme por dhe në përgjithësi qytetarëve të rëndomtë që qëllojnë në vende të ndryshme. Këtë vit institucionet e sigurisë, mekanizmat përkatës duhet të ndërtojnë një strategji të mirëfilltë e cila do t’i përgjigjet situatave të caktuara. Pra, çfarëdo mënyre të cilat do të tentojnë të bëhet vjedhje të lehta, apo plaçkitje të rënda, organet sigurisë të jenë të gatshme që të parandalojnë këto dhe të njoftojnë me kohë”, ka deklaruar ai.
Kurse, Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim thotë se caqet më të atakuara nga grabitësit kanë qenë bizneset dhe bankat e ndryshme në kryeqytet.
Polica po ashtu bëri të ditur se me qëllim të parandalimit të këtyre ka ndërmarrë disa plane operative, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar.
“Me qëllim të parandalimit policia ka realizuar dhe zbatuar plane operative dhe taktike ku janë arrestuar disa persona të dyshuar të involvuar në grabitje të ndryshme”, thuhet në përgjigjen nga Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës.
Po ashtu, bëhet e ditur se prej periudhës janar-nëntor të vitit të kaluar kanë ndodhur 263 raste të grabitjes me armë, e rajoni më i përfshirë sipas tyre është kryeqyteti me 77 raste. /KP /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje