Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tregoi se pjesëtari i FSK-së, Kushtrim Kokolla, i akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Liridona Ademajt, është pezulluar nga detyra.
“Si rasti i fundit kur gjykata faktikisht kur prokuroria e adreson këtë çështje dhe merret me individin, detyrë e jona është normalisht sipas rregulloreve që të pezullojmë, pra ta suspendojmë nga detyra për t’i dhënë mundësinë organeve të tjera të bëjnë hetimet e nevojshme, por edhe gjykatës që të kryejë punën e saj. Mirëpo, megjithatë ne vazhdojmë, kemi edhe ekipin e hetimeve brenda Policisë Ushtarake, ekip i cili realizon hetime, në rast se lidhet diçka me FSK-në edhe me kohën kur ka shërbyer aty që ndërlidhet edhe me krimin e supozuar jashtë”, tha Maqedonci, për ATV.
Ai thotë se në momentin që ai shpallet fajtor, atëherë automatikisht largohet nga FSK.
“Ne në vazhdimësi ndjekim procesin gjyqësor, normalisht jo vetëm për të mbështetur aspektin e prokurorisë, por gjithashtu edhe për të shikuar edhe aspektin e ligjshmërisë të akuzës, pra në njëfarë forme, ne shikojmë edhe aspektin e mbrojtjes së drejtave të ushtarëve kur ballafaqohen me këto raste, por në momentin shpallet fajtor, atëherë largohet automatikisht nga FSK”, tregoi Maqedonci.
Këtë rast, ai e vlerëson si rast të izoluar dhe nuk e përjashton se mund të ketë individë që mund të kryejnë akte të këqija jashtë institucionit.
“Vlerësojmë se janë raste të izoluara. Një gjë duhet ta kemi parasysh se ushtria del prej popullit, pra qytetarët e këtij vendi e bëjnë ushtrinë. Çka është dallimi, është që normalisht ne jemi konsideruar ndër vite si institucioni më kredibilitetin më të lartë. Ne e kemi një kulturë të veçantë brenda FSK-së siç e kemi edhe brenda Ministrisë së Mbrojtjes që vjen si rezultat i formësimit ushtarak, formësimit, rregullit, disiplinës e të gjitha të tjerave. Megjithatë, ne nuk e përjashtojmë kurrë mundësinë që nga radhët tona të ketë edhe individë të cilët mund të kryejnë akte të këqija në raport jashtë institucionit, mirëpo megjithatë ne kemi marrë masa qysh në fillim. Ne bëjmë vetingun. Bëjmë një kontroll të së kaluarës të secilit pjesëtar qytetar që i bashkëngjitet FSK-së. Ne në vazhdimësi bëjmë edhe kontroll. E kemi hierarkinë ushtarake e cila është e obligueshme që të mbikëqyrë çdo lëvizje, qoftë edhe e dyshimtë. Mirëpo normalisht ne nuk mund kontrollojnë çdo gjë 24 orë për secilin individ. Me të vërtetë, këto raste janë të izoluara”, deklaroi ministri Maqedonci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës