Një njësi e grupit paramilitar rus Wagner e kanë pësuar me jetë, në një pritë që është organizuar nga ukrainasit në Bakhmut.

Ata ishin futur në një zonë malore, pa e ditur se ukrainasit po i prisnin të armatosur deri në dhëmbë, transmeton Telegrafi.


Ky grup i paramilitarëve ndryshe njihet si ushtria private e Putinit, që aktivizohet sa herë që presidenti rus kërkon të kryhen punë të pista.

E ata që i mbijetuan këtë sulmi, kanë rrëfyer për mediat ukrainase dhe ato ruse për trajtimin që u është bërë.

Një prej tyre pranoi se nuk janë rrahur apo torturuar në forma të ndryshme.

Ndërsa pamjet e kamerave të vendosura në helmetat e ushtarëve ukrainas, shfaq kufomat e pjesëtarëve të Wagnerit që e pësuan në këtë aksion ushtarak. /Telegrafi/