Koreja e Veriut dikur gati u fut në një luftë të paparashikueshme pasi ushtarët e saj sulmuan për vdekje dy ushtarë amerikanë, me armë të ftohta, përfshirë edhe me sëpatë – për një pemë.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, bëri sot historinë kur ai hyri në kufirin me Korenë e Jugut dhe shtrëngoi dorën me liderin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.
Paqja ishte mision për të dy palët, me Kim dhe Moon madje edhe duke mbjellë një pemë së bashku, për të simbolizuar paqen.
Dhe për çudi, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ajo ishte mbjellë afër të njëjtit vend të pemës e cila ishte prerë që pothuajse shkaktoi një luftë mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.
Bëhet fjalë për një histori e cila tregon se si vrasja e egër e dy ushtarëve amerikanë gati shkaktoi Luftën e Tretë Botërore.
Dy oficerë të ushtrisë amerikane – kapiten Arthur Bonifas dhe lejtnant Mark Barrett – u ngarkuan me prerjen e një peme që po bllokonte pamjen e zyrtarëve të OKB pranë fshatit Truce në Zonën e Përbashkët të Sigurisë ndërmjet Veriut dhe Jugut.
Kim dhe Moon sot e bënë takimin e tyre historik në të njëjtin fshat, i cili është vetëm një pjesë e Zonës së Demilitarizuar që ndan dy shtetet.
E pikërisht në këtë vend, kapiteni Bonifas dhe togeri Barret udhëtuan me një grup trupash të Koresë së Jugut për të ndihmuar në shkurtimin e pemës.
Por ata u sulmuan nga homologët e Koresë së Veriut që përdorën mjete të ftohta, përfshirë edhe sëpata. Dy oficerët amerikanë, Arthur Bonifas dhe Mark Barrett, u vranë.
Incidenti bëri që Presidenti amerikan Gerald Ford të miratojë Operacionin Paul Bunyan, një shfaqje masive force tre ditë më vonë, në të cilën dhjetëra anëtarë të shërbimit aleat, duke përfshirë disa helikopterë sulmues dhe sulmues me rreze të gjatë, mbikëqyrën prerjen e pemës.
Sapo pema u pre – kësaj radhe pa ndonjë problem – ushtria amerikane dhe koreano-jugore u kthyen dhe shkuan në shtëpi.
Trungu i pemës – i cili është rreth 6 metra i gjatë – u la si një mesazh për Korenë e Veriut dhe ende mbetet deri më sot.
Gjithsesi, ky incident tronditës duket një kujtim i largët sot, pasi Kim dhe Moon së bashku kanë mbjellë një pemë për të shënuar samitin e tyre historik.
Kim dhe Moon hodhën rrënjët e pemës dhe zbuluan një shenjë guri që lexonte “Mbjellja e paqes dhe prosperitetit” mbi emrat e udhëheqësve dhe titujt zyrtarë.
Ndërkohë, Kim është i vendosur të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump më vonë këtë vit në një samit edhe më befasues – për të cilin shumë ishin të bindur se kurrë nuk do të ndodhte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze