Ish futbollisti shqiptar Blerim Xhemajli nuk e sheh Juventusin si kandidat për titull, ndërsa vlerësoi periudhën te Napoli si më të rëndësishmen të karrierës.

Ai ka dhënë një intervistë për “La Reppublica”, duke komentuar periudhën kur ishte te skuadra italiane. Ish ylli i Zvicrës deklaroi se kulmin e karrierës e kishte në fanellën "Napolitane", ku edhe luajti në garën më prestigjioze në botë.


“Ishte eksperienca më e rëndësishme e karrierës sime. E mbajta fanellën e tyre për tre vite në nivelin më të lartë. Luajta në Ligën e Kampionëve”.

Ai ndër të tjera foli edhe për kandidatët për titull, ku nënvizoi se Juventusi nuk e ka bindur në përgjithësi.

Blerim Xhemajli

“Çka mendon për Napolin nën drejtimin e Conte? Po bën shumë mirë. Të luash në dy gara nuk është e lehtë, Napoli po luan në Serie A dhe Ligën e Kampionëve. Klubi ka bërë mirë që ka ngritur nivelin e kualitetit të lojtarëve rezervë”.

“Napoli është i fortë, e kanë Scudetton në dorë dhe të shohim si mund t’ia dalin me dy gara. Interi është më i mësuar për këtë dhe vitin e kaluar luftuan për titull deri në xhiron e fundit. Pastaj është edhe Milani, kanë trajner të mirë si Allegri”.

“Juventusi? Duken si një skuadër me individë të mirë, por në përgjithësi, nuk jam plotësisht i bindur”, shtoi ai.

Napoli aktualisht po kryeson në Serie A me 15 pikë, aq sa kanë edhe rivalët si Inter e Roma./Telegrafi/

telegrafi sport app